Sela mohon se komunikon me Mexhitin dhe se do jetë pjesë e Qeverisë
- Pasi zëvendëskryeministri i parë dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, dje në një paraqitje televizive tha se kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Aleancës Kombëtare për Integrim, Ziadin Sela, mund të jetë pjesë e Qeverisë dhe se ka komunikim, ai ka dalë më një postim në Fejsbuk duke i mohuar të gjitha këto.
- Post By Ramize Qamili
- 12:19, 30 tetor, 2025
Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) - Pasi zëvendëskryeministri i parë dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, dje në një paraqitje televizive tha se kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Aleancës Kombëtare për Integrim, Ziadin Sela, mund të jetë pjesë e Qeverisë dhe se ka komunikim, ai ka dalë më një postim në Fejsbuk duke i mohuar të gjitha këto.
"Aq shumë është përzier skena politike tha Izeti e nuk e din me cilin ka komunikuar…E ngatërruar është gënjeshtra Izet, propaganda dhe e pavërteta. E vërteta është çdoherë e pastër e pa përizier, është vetëm një e s’mund të jetë dy e as më shumë. Dhe kjo e vërtetë tingëllon kështu Izet! Ti në komunikim me mua JO. Unë pjesë e qeverisë JO. Unë në krah të atyre që duan të na zhbëjnë të drejtat si popull JO. Edhe njëhere po e ripërsëris, matjet e të arriturave në politik i bëj me sa kam kontribuar që shqiptarët të jenë më të barabartë dhe jo me privilegje pushteti. Do kemi punë bashkë në parlament me ju e me VMRO-në. Si çdo herë pushteti nga njëra anë e unë nga ana tjetër. Jo në krah por ballë për ballë!, shkroi Sela.
Në lidhje me mundësinë që Ziadin Sela të hyjë në Qeveri, Mexhiti dje i ftuar në TV 21 deklaroi se nuk e mohon, sepse skena politike midis partive shqiptare tani është "përzier".
"Nuk e mohoj këtë. Mund të jetë", tha Mexhiti, teksa kur u pyet nëse kishte pasur ndonjë bisedë me përgjigje: "Komunikojmë. Skena politike është përzier, ka pasur shumë turbulenca derisa janë formuar dy tabore. Dhe mendoj se do të ketë ende turbulenca". rq/
Foto: MIA