• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sektori bujqësor i Ukrainës ka humbur më shumë se 10 miliardë dollarë gjatë luftës

Sektori bujqësor i Ukrainës ka humbur më shumë se 10 miliardë dollarë gjatë luftës

Kiev, 18 qershor 2024 (MIA) - Sektori bujqësor ukrainas ka pësuar humbje të drejtpërdrejta prej më shumë se 10 miliardë dollarë për dy vjet nga fillimi i pushtimit të madh rus, prandaj është shumë e rëndësishme të rimëkëmbet që të sigurohet qëndrueshmëri në tregjet botërore të ushqimit, thotë u.d. ministri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, Taras Visocki.

"Për shkak të agresionit rus, bujqit ukrainas pësuan humbje të mëdha. Nga shkatërrimi i mekanizmit bujqësor për gjithsej 5,8 miliardë dollarë deri në humbje dhe shkatërrim të fermave bujqësore për më shumë se 250 milionë dollarë. Ndërsa çmimet ndërkombëtare të ushqimit në vitin 2022 u rritën për rreth 35 për qind", tha Visocki në konferencën "Rimëkëmbja e bujqësisë ukrainase", transmeton Ukrinform.

Sipas tij, situata është stabilizuar madje pas vendosjes së rutave të reja eksportuese. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR