• e martë, 24 dhjetor 2024

Sekretari Lojd Ostin në Nju Delhi diskuton për përforcimin e lidhjeve me Indinë si një kundërpeshë ndaj Kinës

Sekretari Lojd Ostin në Nju Delhi diskuton për përforcimin e lidhjeve me Indinë si një kundërpeshë ndaj Kinës

Nju Delhi, 5 qershor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes,Lojd Ostin zhvilloi sot në Nju Delhi bisedime me homologun e tij indian Rajnat Sing për të forcuar partneritetin me Indinë, pasi të dyja vendet përballen me rritjen ekonomike dhe pergatitjen luftarake te Kines, thanë zyrtarët.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në një kohë kur India po forcon industrinë e saj të brendshme të mbrojtjes duke përvetësuar teknologji të reja dhe duke reduktuar varësinë e saj nga importet, veçanërisht nga Rusia, furnizuesi i saj më i madh i pajisjeve ushtarake.

Në kumtesëb e Ministrisë së Mbrojtjes së Indisë thuhet se në takim u vendos “të shqyrtohen mundësitë për zhvillimin e përbashkët të teknologjive të reja dhe prodhimin e përbashkët të sistemeve ekzistuese dhe të reja dhe të lehtësojnë bashkëpunimin ndërmjet sistemeve të mbrojtjes të dy vendeve”.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu çështjet e sigurisë rajonale në funksion të interesit të tyre të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin Indo-Paqësor.

"India kërkon nga kompania amerikane General Atomics Aeronautical Systems të blejë 18 dronë ushtarakë me qëndrueshmëri më të madhe me një çmim prej 1.5 deri në 2 miliardë dollarë, tha analisti ushtarak Rahul Bedi. Bedi tha se dronët me shumë gjasa do të vendosen përgjatë kufirit Kinë-Pakistan dhe në rajonin strategjik të Oqeanit Indian.

Në një postim në Tuiter pasi mbërriti në Nju Delhi dje, Ostin tha se po kthehej në Indi për të takuar udhëheqësit kryesorë për të diskutuar forcimin e partneritetit të mbrojtjes së vendit.

“Së bashku, ne po avancojmë vizionin e përbashkët për një rajon të lirë dhe të hapur, shtoi ai.

Ministri Ostin mbërriti në Nju Delhi nga Singapori, ku mori pjesë në Dialogun Shangri-La, një forum vjetor që mbledh së bashku zyrtarë të lartë të mbrojtjes, diplomatë dhe udhëheqës. Ostin ka lobuar për të mbështetur vizionin e Uashingtonit për një "Indo-Paqësor të lirë, të hapur dhe të sigurt në një botë rregullash dhe ligjesh", si mënyra më e mirë për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës në rajon. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR