Sekretari i përgjithshëm i NATO-s bëri thirrje për "kërcim kuantik" në investimet për mbrojtje evropiane
- Sekretari i përgjithëm i NATO-s, Mark Rute, dje i bëri thirrje anëtarëve evropian dhe Kanadas të bëjnë "kërcim kuantik" në rritjen e kontributeve të tyre në aleancë.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:33, 25 prill, 2025
Uashington, 25 prill 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithëm i NATO-s, Mark Rute, dje i bëri thirrje anëtarëve evropianë dhe Kanadas që të bëjnë "kërcim kuantik" në rritjen e kontributeve të tyre në aleancë.
Rute, i cili në Uashington ka biseduar me përfaqësues të lartë amerikanë, në raportin vjetor të publikuar dje ka shkruar se në vitin 2024 anëtarët e Aleancës dhe Kanadas kanë investuar 19,4 për qind më shumë në mbrojtje sesa vitin e kaluar, por se këto përpjekje duhet të përshpejtohen në vitin 2025.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, para disa muajsh ka kërkuar nga anëtarët e NATO-s që të ndajnë pesë për qind të BPV-së së tyre për mbrojtje, gjë që asnjëra prej tyre, përfshirë SHBA-në, aktualisht nuk e bënë.
"Përfaqësuesit evropianë dhe Kanadaja duhet të bëjnë kërcim kuantik kur bëhet fjalë për kontributet dhe mundësitë që aplikojnë. Për tu arritur kjo, do të jetë thelbësore të investohet ndjeshëm më shumë", ka shkruar Rute në raport.
SHBA-të në vitin 2024 ishin përgjigjur për 64 për qind nga shpenzimet pë mbrojte të Aleancës, ndërsa anëtarët evropianë dhe Kanadaja për 36 për qind, tregojnë të dhënat në raportin e Rutes, në të cilin, gjithashtu, thuhet se vitin e kaluar 22 prej 32 anëtarëve e kanë përmbushur objektivin për të shpenzuar të paktën dy për qind të BPV-së për mbrojtje. qa/
Foto: EPA