• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së dënon ashpër sulmin ndaj turistëve në Kashmir

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së dënon ashpër sulmin ndaj turistëve në Kashmir

Nju Jork, 23 prill 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh dënoi ashpër sulmin e djeshëm ndaj turistëve në pjesën indiane të Kashmirit, ku u vranë së paku 26 persona, tha zëdhënësi i tij.

"Sekretari i Përgjithshëm thekson se sulmet ndaj civilëve janë të papranueshme nën asnjë rrethanë”, shtoi ai, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave në sulmin e armatosur.

Militantët dje hapën zjarr ndaj turistëve në Pahalgam, rreth 90 kilometra nga Srinagar në territorin indian Xhamu dhe Kashmir dje, duke vrarë të paktën 26 persona.

Shumica e të vdekurve janë turistë, gjoja nga rajone të ndryshme të Indisë dhe sipas njoftimit të ministrit të parë për Xhamu dhe Kashmir, Omar Abdullah, numri i të vdekurve është ende duke u përcaktuar.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant i rezistencës së Kashmirit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR