Secili ka të drejtë të ulet në kafene me kë të dojë, thotë lideri i ZNAM-it për foton e Cërvenkovskit me bartësin e listës së këshilltarëve nga Ohri
- Secili ka të drejtë të ulet me kë të dojë në një kafene, thotë lideri i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë Tonë, Maksim Dimitrievski, duke komentuar foton që u shfaq në media, ku shihen ish-lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe bartësi i listës së këshilltarëve të ZNAM-it për Ohër dhe kandidat për kryetar komune i VMRO-DPMNE-së, Kiril Pecakov.
- Post By Sara Ademi
- 23:12, 15 tetor, 2025
Shkup, 15 tetor 2025 (MIA) - Secili ka të drejtë të ulet me kë të dojë në një kafene, thotë lideri i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë Tonë, Maksim Dimitrievski, duke komentuar foton që u shfaq në media, ku shihen ish-lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe bartësi i listës së këshilltarëve të ZNAM-it për Ohër dhe kandidat për kryetar komune i VMRO-DPMNE-së, Kiril Pecakov.
"Unë dhe Cërvenkovski jemi miq të mirë. Ai është një nga themeluesit e LSDM-së dhe një njeri që e respektoj. Një pjesë e mirë e njerëzve në ZNAM janë ish anëtarë të LSDM-së, të zhgënjyer nga ajo që po ndodh sot në atë parti. Secili ka të drejtë të ulet me kë të dojë në një kafene", tha Dimitrievski për programin qendror të lajmeve të televizionit "Sitel".
Dimitrievski, i cili është kryetari aktual i komunës së Kumanovës dhe po hyn në garë për një mandat të ri, pret një fitore bindëse në raundin e parë të caktuar për të dielën. sa/
Foto: ZNAM