• e hënë, 09 mars 2026

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) -  Në Kuvendin e Maqedonisë, do të mbajnë sot seanca Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, Komisioni për Financim dhe Buxhet, si dhe Komisioni Juridiko-Ligjdhënës. 

Në rendin e ditës të Komisionit për Sistem politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve është Projektvendimi për mbajtjen e debatit publik rreth Projektligjit për Prokurorinë Publike.

Komisioni për Financim dhe Buxhet, nga ana tjetër, do të debatojë rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim, të dyja në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit Juridiko-Ligjdhënës do të debatojnë edhe për këto dy projektligje. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR