• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbledhje urgjente e KS të KB-së për sulmin izraelit në Iran

Mbledhje urgjente e KS të KB-së për sulmin izraelit në Iran

Nju Jork, 28 tetor 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së KB-së do të mbajë sot seancë urgjente me kërkesë të misionit iranian për shkak të sulmit izraelit ndaj Iranit midis natës së premtes dhe të shtunës, publikoi dje përfaqësuesi zviceran i cili për momentin kryeson me KS të KB-së.

Misioni zviceran i KB-së kumtoi se takimin e ka kërkuar Irani me mbështetjen e Algjerisë, Kinës dhe Rusisë. Më herët sot, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit Abas Arakçi, në një letër drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh përsëriti thirrjen për seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë së KB-së dhe tha se Irani mbështet të drejtën për t'iu përgjigjur "agresionit kriminal" të Izraelit.

Caktimin e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë së KB-së për shkak sulmeve izraelite ndaj Iranit të shtunën kërkoi misioni iranian në Kombet e Bashkuara. Armata izraelite sulmoi Iranin midis së premtes dhe së shtunës, ndërsa gjatë sulmit i cili zgjati pesë orë u goditën 20 caqe në atë vend, ndërsa mbetën të vrarë katër ushtarë.

Një seri shpërthimesh u dëgjuan në rrethin e Teheranit menjëherë pasi ushtria izraelite publikoi se po kryente sulme ndaj caqeve ushtarake në Iran si hakmarrje për sulmin e Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR