• e premte, 22 nëntor 2024

Seancë urgjente e Këshillit të Sigurimit të KB-së për situatën në Lindjen e Afërt

Seancë urgjente e Këshillit të Sigurimit të KB-së për situatën në Lindjen e Afërt

Nju-Jork, 2 shtator 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurimit të KB-së sot do të mbajë seancë urgjente për të diskutuar përshkallëzimin e armiqësive të Lindjes së Afërt, kumtoi mbrëmë Zvicra, e cila këtë muaj është kryesuese me Këshillin.

"Kemi caktuar takim në orën 10 sipas kohës së Nju-Jorkut (16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore), kumtoi presidenca zviceriane.

Irani dje ka hedhur rreth 200 raketa balistike drejt Izraelit, që sipas kumtesës së Gardës Revolucionare është hakmarrje për vrasjet e liderëve të Hezbollahut dhe Hamasit.

Izraeli kumtoi se shumicat e raketa janë kapur dhe paralajmëroi se do të hakmerret. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR