Seancë plenare për interpelancën e prokurorit publik Kocevski, Kuvendi do ta konstatojë edhe dorëheqjen e kryetares së KSHPK-së, Dimitrovska
- Kuvendi sot në kuadër të seancës së 64-të pritet ta konfirmojë dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa në rendin e ditës të seancës është edhe interpelanca për punën e prokurorit publik të Republikës - Lupço Kocevski, të paraqitur nga E Majta opozitare. Sipas njoftimeve, seanca pritet të drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili do të ulet në vendin e kryeparlamentarit për herë të parë pas problemeve shëndetësore që i pati javën e kaluar.
Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 64-të pritet ta konfirmojë dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa në rendin e ditës të seancës është edhe interpelanca për punën e prokurorit publik të Republikës - Lupço Kocevski, të paraqitur nga E Majta opozitare. Sipas njoftimeve, seanca pritet të drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili do të ulet në vendin e kryeparlamentarit për herë të parë pas problemeve shëndetësore që i pati javën e kaluar.
Për momentin, dihet se deputetët e Të Majtës do të votojnë për interpelancën, LSDM ka deklaruar se është kundër saj, kreu i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, deklaroi se deputetët e tyre do ta mbështesin interpelancën, ndërsa VMRO-DPMNE ende nuk ka njoftuar se si do të prononcohet, ndërsa BDI njoftoi se do ta bëjë këtë sot.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do ta mbështesë interpelancën e prokurorit publik Lupço Kocevski, kryeministri Hristijan Mickoski tha se si parti politike dhe ai si person nuk i ndërrojnë qëndrimet brenda natës.
"Opinioni publik do të shohë nesër, por edhe si parti politike dhe unë si njeri nuk i ndërroj qëndrimet brenda natës, u përgjigj Mickoski në një deklaratë për media pas hapjes në SHF "Nevena Georgieva-Dunja" në komunën Kisella Vodë.
E Majta në interpelancën të dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit, Gashi thekson se e parashtrojnë për shkak të mosrespektimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

"Interpelancën e bazojmë në indikacionet, faktet dhe konstatimet ligjore në vijim: hetime selektive penale për tragjedinë në Koçan, ndikime logjistike në punën e Prokurorisë Publike, kaos funksional në Prokurorinë e Lartë Publike-Shkup, mosveprim në përputhje me detyrën zyrtare në lidhje me ndërtimet e paligjshme të mafies urbane në Shkup", thuhet në interpelancën e publikuar në ueb-faqen e Parlamentit.
Ata shtojnë se që nga fillimi i mandatit të prokurorit publik Kocevski, "në Prokurorinë Publike ka mbizotëruar një atmosferë jofunksionale dhe toksike, joazhurnim në procedura dhe janë vërejtur edhe ndikime të jashtme politike në punën e saj", për të cilat ata besojnë se Kocevski është përgjegjës.

Prokurori shtetëror publik, Ljupço Kocevski të premten parashtroi përgjigje me shkrim ndaj interpelancës së parashtruar nga deputetët, Dimitar Apasiev, Borisllav Kërmov, Rexhep Ismail, Jovana Mojoska, Amar Mecinoviq dhe Sashko Jançev. Në të, ai thekson se funksionin e kryen me nder dhe përgjegjësi, me respekt maksimal të parimeve të transparencës dhe llogaridhënies, se interpelanca është ligjërisht e palejueshme dhe se institucioni është lëndë e sulmeve të pabazuara dhe ato janë arsye për besimin e ulët të në opinion.
Në shkresë ai thekson se edhe pse interpelanca e parashtruar është e palejueshme sipas ligjit, fakti që parashtruesit pa kurfarë argumenti kërkojnë përgjegjëssi prej tij, tregon se kjo interpelancë është politike, dhe jo instrument i bazuar juridik me të cilin mundësohet ndërhyrje në pavarësinë e Prokurorisë.
Lidhur me akuzat për selektivitet në hetimin për Koçanin, dhe për mospërfshirjen e funksionarëve aktual në të, Kocevski thotë se Prokuroria vepron kryesisht në bazë të dësshmive që i ka, ndërsa më pas të dyshuarit nuk i ndan sipas përkatësisë partiake, etnike apo cilës do përkatësi tjetër.
Sa i përket e dytë të interpelancës, për ndikim politik ndaj tij nga ana e kryeminitrit Hristian Mickoski, që është arritur me gjoja marrëveshje politike me ndalje të procedurës për shkarkimin e tij, Kocevski thotë se në asnjë moment nuk na ekzistuar një tentim i tillë për ndikim politik. Thekson se procedura për shkarkimin e tij, që ishte me nismë të Qeverisë është aq e pabazuar sa edhe kjo interpelancë.
Duke folur për pikën e tretë të interpelancës së parashtruar, e cila i referohet, siç theksojnë nga E Majta, kaosit funksional me Prokurorinë e lartë publike Shkup, Kocevski thotë se mu gjendjet e konstatuara në këtë prokurori ishin shkas që ai të inicojë procedurë disiplinore kundër shefit të prokurorisë dhe një të punësuari tjetër në institucion. Shton se komisioni disiplinor, i cili është organ tërësisht i pavarur, atë nismë e ka pranuar unanimisht, ka ngritur procedurë, i ka hetuar të gjitha dëshmitë, duke sjellë vendim unanim se të dy me të vërtetë kanë kryer sshkelje të rëndë disiplinore.
Për thëniet për ndërtimet pa leje në Çair të cilat i nxori kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovsska, thotë se janë formuar dy lëndë pas paraqitjeve të saj - njëra në PTHP Shkup dhe tjetra në PTHP NKOK.

Për thëniet për ndërtimet pa leje në Çair të cilat i nxori kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovsska, thotë se janë formuar dy lëndë pas paraqitjeve të saj - njëra në PTHP Shkup dhe tjetra në PTHP NKOK.
Prokurori hstetëror publik në fund të shkresës drejtuar deputetëve bën thirrje për hedhje poshtë të interpelancës, e cila, siç thotë, nuk ka asnjë bazë ligjore dhe fare nuk do të duhej të parashtrohej. Me anulimin e saj, shton ai, mbrohet institucioni i prokurorit publik dhe pavarësia e garantuar me Kushtetutë dhe ligje.

Në rend dite të seancës së 64-të janë edhe propozimet e shtuara të ligjee për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, për punë të brendshme, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Policiu, për ndryshim të ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për metrologji, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për strehim, për shkollat e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, të gjitha në lexim të dytë. Pastaj ndryshimet në ligjet për bibliotekat dhe çmimet shtetërore dhe ndryshimet në ligjin për peshkimin dhe akuakulturën, në lexim të dytë.
Deputetët duhet të kalojnë për lexim të mëtejshëm edhe Propozim ligjin për ndryshimet në Ligjin për automjetet, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligjin për ndryshimet në Ligjin për orarin e punës së punëtorëve mobilë në trafikun rrugor dhe pajisjet për regjistrim në trafikun rrugor (*), në lexim të parë, dhe Propozim ligjin për ndryshimet në Ligjin për përdorimin e sendeve në pronësi shtetërore dhe komunale, gjithashtu në lexim të parë. mb/