• e hënë, 06 janar 2025

Seancë konstitutive e përbërjes së re të Komisionit për falje

Seancë konstitutive e përbërjes së re të Komisionit për falje

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Seancë konstitutive e përbërjes së re të Komisionit për falje është mbajtur sot në Kabinetin e Presidentes, pasi që presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për përbërjen dhe për emërimin e kryetarit të anëtarëve të Komisionit.

Për kryetar të Komisionit, siç informojnë nga Kabineti i Siljanovska Davkova, është emëruar dr. Millka Ristova, ndërsa për anëtarë prof. dr Oliver Bacanoviq, prof. dr. Aleksandra Gruevska Drakulevski, prof. dr. Blerta Ahmedi, prof. dr. Dragana Batiq, prof. dr. Afet Mamuti dhe mr. Doan Sulejmanoski.

Në seancën e përbërjes së re të Komisionit për falje mori pjesë edhe presidentja Siljanovska Davkova,  e cila anëtarëve të Komisionit u dëshiroi punë të suksesshme, duke shprehur bindje se Komisioni me punën e tij, duke i respektuar parimet për transparencë dhe llogaridhënie, drejtësië dhe barazi, humanizëm dhe mirëkuptim, do të kontribuojë për përforcimin e besimit institucional, ndërsa vendimet do të jenë shembull për respektimin e vlerave demokratike.

Siljanovska Davkova, duke i theksuar angazhimet e saj për sundim të drejtësisë dhe respektim të të drejtave të njeriut, e ka theksuar rëndësinë e institutit falje dhe nevojën që i gjithë procesi të mos jetë temë e grindjeve ditore politike.

"Ajo shprehu pritje se të gjitha vendimet e Komisionit do të jenë në pajtim me interesin publik dhe vlerat shoqërore, ndërsa çdo rast do të shqyrtohet me profesinalizmin më të madh, në kuadër të procedurave të caktuara ligjore", thuhet në komunikatë. mb/

Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova
 

QËNDRONI TË LIDHUR