Seancë e Këshillit Gjyqësor
- Këshilli Gjyqësor do ta mbajë sot seancën e 538-të, në rendin e ditës së së cilës ndër të tjera janë konstatimi i ndërprerjes së funksionit gjyqësor për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie dhe vendosja për të drejtën e kompensimit për shpenzimet që lidhen me kryerjen e funksionit gjyqësor.
- Post By Melahat Baftija
- 08:32, 11 mars, 2026
Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Këshilli Gjyqësor do ta mbajë sot seancën e 538-të, në rendin e ditës së së cilës ndër të tjera janë konstatimi i ndërprerjes së funksionit gjyqësor për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie dhe vendosja për të drejtën e kompensimit për shpenzimet që lidhen me kryerjen e funksionit gjyqësor.
Në seancë duhet të miratohen raportet mbi gjendjen e konstatuar pas vizitës së kryer në gjykata, si dhe Raportin e Komisionit për afatin kohor të aplikimeve dhe përmbushjen e kushteve pas shpalljes për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të shqyrtojnë edhe plotësimin e Planit vjetor të furnizimeve publike në vitin 2026 (investimet kapitale), si dhe duhet të miratojnë vendim për themelimin e komisioneve të raportuesve sipas kërkesave për përcaktimin e përgjegjësisë së një gjyqtari/kryetari të gjykatës.mb/