Sarkozi fillon të vuajë dënimin me pesë vjet burg
- Ish presidenti francez Nikolla Sarkozi sot mbërriti në burgun në Paris për të filluar vuajtjen e dënimit me pesë vjet burg.
- Post By Sara Ademi
- 12:00, 21 tetor, 2025
Paris, 21 tetor 2025 (MIA) - Ish presidenti francez Nikolla Sarkozi sot mbërriti në burgun në Paris për të filluar vuajtjen e dënimit me pesë vjet burg.
Paraprakisht një turmë e mbështetësve u mblodhën para shtëpisë së Sarkozit në një qark luksoz parisien.
Sarkozi i përshëndeti, ndërsa pastaj hyri në automobilin e tij. Qindra mbështetës duartrokitën dhe brohoritën. "Nikolla, Nikolla", dhe e kënduan himnin kombëtar francez. Dy flamuj francez u ngjitën në rrethojën e afërt, me mbishkrime: "Me guxim Nikolla, kthehu menjëherë", dhe "Franca e vërtetë është me Nikollën".
Djemtë dhe vajza e Sarkozit - Zhan, Pjer, Luj dhe Xhulia si dhe nipërit e mbesat e tij u paraqitën në tubim.
Sarkozi (70) u dënua për pjesëmarrje në një organizatë kriminale në lidhje me gjoja financimin e fushatës së diktatorit të ndjerë libian Moamer Gadafi.
Sarkozi publikoi një deklaratë në X ku përsërit se është i pafajshëm.
Sarkozi u shpall fajtor në fund të shtatorit, ndërsa gjykata urdhëroi shqiptimin e menjëhershëm të dënimit, edhe krahas asaj që ish presidenti dha dorëheqje.
Përpara burgosjes së Sarkozit, ai të premten u prit nga presidenti Emanuel Makron në Pallatin e Eliseut, rezidencën zyrtare të presidentit. Ministri i Drejtësisë Zheral Darmanen njoftoi se do ta vizitonte Sarkozin në burg.
Edhe pse gjykata penale e Parisit nuk gjeti prova për fonde të paligjshme të fushatës, ajo arriti në përfundimin në vendimin e saj se politikani konservator dhe aleati i ngushtë i Gadafit të paktën ishte përpjekur të merrte fonde nga udhëheqësi libian. sa/
Foto: EPA