Sarkozi deklaroi se qëndrimi në burg e lodh, prokurori kërkon lirimin e tij
- Ish presidenti i Francës, Nikolla Sarkozi, sot deklaroi se qëndrimi i tij në burg është "shumë i vështirë dhe i lodhshëm", gjatë seancës për kërkesën e tij për lirim para Gjykatës së Apelit në Paris.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:12, 10 nëntor, 2025
Paris, 10 nëntor 2025 (MIA) - Ish presidenti i Francës, Nikolla Sarkozi, sot deklaroi se qëndrimi i tij në burg është "shumë i vështirë dhe i lodhshëm", gjatë seancës për kërkesën e tij për lirim para Gjykatës së Apelit në Paris.
Sarkozi më 21 tetor filloi të vuajë dënimin pesëvjeçar në burg, pasi me shoqëri kriminale kishte financuar fushatën presidenciale të vitit 2007 me fonde nga Libia.
"Është e vështirë, shumë e vështirë, ashtu siç është me siguri për çdo të burgosur, do të thoja se është e lodhshme", deklaroi Sarkozi dhe u falënderoi punonjësve të burgut, të cilët, sipas tij, "e bënë këtë makth të durueshëm.
Sarkozi në seancë u bashkua përmes një video-thirrjeje, së bashku me dy nga avokatët e tij.
Zyra e prokurorit publik sot kërkoi lirimin e tij me mbikëqyrje gjyqësore.
Prokurori shtetëror, Damien Brun, deklaroi se "rreziqet nga marrëveshja dhe ushtrimi i presionit mbi dëshmitarët justifikojnë kërkesat për mbikëqyrje gjyqësore" dhe kërkoi që kërkesa e Sarkozit për lirim të aprovohet. qa/
Foto: EPA