• e mërkurë, 25 shtator 2024

Sarajevë: Evakuim pas kërcënimeve me bomba në dy qendra tregtare

Sarajevë: Evakuim pas kërcënimeve me bomba në dy qendra tregtare

Sarajevë, 24 shtator 2024 (MIA) – Dy qendra tregtare në Sarajevë sot pranuan kërcënime me bombë, pas çka ishin evakuuar.

Mediat e Sarajevës njoftuan se alarmi i parë për bombë kishte arritur për „Sarajevo City Centre“ (SCC), ndërsa pastaj edhe për  „Importanne Centre“.

Këto informacione i konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme në Kantonin Sarajevë, e cila e urdhëroi evakuimin dhe kontrollet kontradiktore të objekteve.

Dje pati kërcënim me bombë në aeroportin e Sarajevës, ndërsa pastaj edhe alarm për bombë në një aeroplan në fluturimin Memingen – Sarajevë. Më vonë u tregua se këto kërcënime ishin të rreme. fc/

Fotografia: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR