• e premte, 05 korrik 2024

Sanksionohen 51 shoferë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në territorin e SPB Manastir

Sanksionohen 51 shoferë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në territorin e SPB Manastir

Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - Në territorin e SPB Manastir gjatë natës së kaluar në harkun kohor nga ora 23:00 deri më 05:00 është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve për ngasjen e automjeteve nën ndikimin e alkoolit dhe gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 51 shoferë, me ç'rast janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar edhe 47 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 86 kundërvajtje tjera në trafik.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksojnë nga MPB-ja.

QËNDRONI TË LIDHUR