Sanksionohen 44 drejtues të automjeteve në Shkup pasi nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve

Shkup, 11 shkurt 2022 (MIA) – Janë sanksionuar 44 drejtues të automjeteve për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve në kontrollin aksional që e ka zbatuar policia sot prej orës 08 deri në orën 12 në territorin e SPB Shkup.
Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Që atje paralajmërojnë se vazhdojnë me kontrollet e tilla aksionale.
"U bëjmë apel shoferëve gjithmonë t'u japin përparësi këmbësorëve, gjegjësisht t'i respektojnë rregullat e komunikacionit. Gjithashtu, u bëjmë apel edhe këmbësorëve t'i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ta kalojnë rrugën në vendkalim për këmbësorët pasi mosrespektimi i rregullave të komunikacionit do të sanksionohet", prosisin nga MPB.