Sanksionohen 188 shoferë për vozitje të shpejtë në territorin e mbarë vendit
- Gjatë ditës së djeshme në kontrollin e realizuar në territorin e vendit janë sanksionuar 188 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa lejohet.
- Post By Fami Bajrami
- 11:33, 28 prill, 2023

Shkup, 28 prill 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme në kontrollin e realizuar në territorin e vendit janë sanksionuar 188 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa lejohet.
Prej tyre, ka informuar sot MPB-ja, shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një veturë ka lëvizur me shpejtësi prej mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Ndërkohë, 97 drejtues të automjeteve kanë tejkaluar shpejtësinë në vendin e banimit, ndërsa 91 jashtë vendit të banimit.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Foto: MIA