• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Sanksionohen 133 shoferë në Shkup, 26 për tejkalim të shpejtësisë

Sanksionohen 133 shoferë në Shkup, 26 për tejkalim të shpejtësisë
Shkup, 22 janar 2022 (MIA) - Sanksionohen 133 shoferë në Shkup, prej të cilëve 26 për ngasje të shpejtë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Kontrolli është bërë në ditën e djeshme, ndërsa janë sanksionuar edhe 13 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin pa paren shoferi dhe tetë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike. Po ashtu janë shqiptuar tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mosrespektimin e përparësisë së kalimit, dhe tri gjoba për shoferë fillestarë. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR