Sanksione për 30 autobusë që kryejnë transportin e nxënësve, arrestohet një i mitur
- Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrollit madje janë sanksionuar 30 shoferë për shkak të kundërvajtjeve në trafik, prej tyre 12 shoferë për shkak të ngasjes së automjetit pa patentë shoferë.
- Post By Fami Bajrami
- 11:07, 7 mars, 2023
Shkup, 7 mars 2023 (MIA)- Gjatë ditës së djeshme në intervalin kohor nga ora 6 deri në orën 10 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është realizuar kontroll ndaj automjeteve të cilat kryejnë transport të nxënësve, kontroll ndaj nxënësve të shkollave të mesme para se të futen në shkolla, objekteve gastronomike dhe objekteve të lojërave të fatit në afërsi të shkollave. Gjatë kontrollit është arrestuar një person i mitur në Shkup në bazë të Ligjit për armë, neni 80 paragrafi 3, tek i cili është gjetur një elektro-shok.
Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrollit madje janë sanksionuar 30 shoferë për shkak të kundërvajtjeve në trafik, prej tyre 12 shoferë për shkak të ngasjes së automjetit pa patentë shoferë.
"Kontrollet në trafik për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë personat t'i respektojnë rregullat në trafik dhe në këtë mënyrë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë por edhe të sigurisë të të gjithë pjesëmarrësve në trafik", theksohet në kumtesën e MPB-së.