• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sanimi i rrymës pas uraganit Beril do të zgjasë me ditë, thonë autoritetet në Teksas

Sanimi i rrymës pas uraganit Beril do të zgjasë me ditë, thonë autoritetet në Teksas

Hjuston, 9 korrik 2024 (MIA) - Uragani Beril ende vazhdon të bartë reshje të dendura shiu dhe rrezikun e tornadove pasi mbrëmë kaloi bregun e Teksasi, duke lënë më shumë se tre milionë njerëz dhe shumë biznese pa rrymë në zonën e Hjustonit, publikuan mediat amerikane.

Persona zyrtarë nga Teksasi deklaruan se do të duheshin ditë për t'u rikthyer energjia.

Brenda disa orësh pasi arriti në tokë si një stuhi e kategorisë 1, Beril u dobësua në një stuhi tropikale, shumë më e dobët se uragani i kategorisë pesë që bëri kaos në të gjithë Meksikën dhe Karaibet fundjavën e kaluar.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën kur drunj ka rënë mbi shtëpi, ndërsa Qendra kombëtare e Uraganeve të SHBA-së kumtoi se erërat e dëmshme dhe përmbytjet do të vazhdojnë, ndërsa Beril do të zhvendoset në brendësi të vendit. Megjithatë, deri më tani nuk ka raporte për dëme të mëdha materiale.

Autoritetet e Xhamajkës, thanë se popullata atje do të duhet të përballet me mungesën e ushqimit pasi uragani Beril i cili sipas disa vlerësimeve shkatërroi kulturat ushqimore në vlerë prej më shumë se 6.4 milionë dollarë dhe infrastrukturën ndihmëse. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR