Sandu: Rezultati nga zgjedhjet në Moldavi është mandat i fuqishëm për procesin e inkuadrimit në BE
- Fitorja e partisë proevropiane PAS në zgjedhjet parlamentare në Moldavi, edhe përkundër preisonit nga Rusia, paraqet "mandat të fuqishëm për procesin e inkuadrimit të vendit drejt BE-së", deklaroi sot presidentja e Moldavisë, Maja Sandu.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:39, 29 shtator, 2025
Kishinjev, 29 shtator 2025 (MIA) - Fitorja e partisë proevropiane PAS në zgjedhjet parlamentare në Moldavi, edhe përkundër preisonit nga Rusia, paraqet "mandat të fuqishëm për procesin e inkuadrimit të vendit drejt BE-së", deklaroi sot presidentja e Moldavisë, Maja Sandu.
"I treguam tërë botës se jemi të guximshëm dhe dinjitozë, se nuk lejuam të frikësohemi", tha ajo gjatë konferencës për shtyp, duke folur për akuzat për përzierje ruse në zgjedhje.
Lideri i Partisë së të vërtetës dhe aksionit (PAS), Igor Grosu e përshëndeti fitoren zgjedhore.
"PAS ka shumicë parlamentare, shumicë proevropiane parlamentare, vetëm sepse na e dhatë këtë besim dhe këtë mundësi", i tha ai, duke shtuar se kjo është "betejë jashtëzakonisht e vështirë".
PAS, që është në pushtet prej vitit 2021 në Moldavi, një prej vendeve më të varfëra në Evropë, fqinje e Ukrainës dhe Rumanisë, fitoi 50,20 për qind të votave pas numërimit të fletëvotimeve, tregojnë rezultatet e Komisionit zgjedhor të publikuara në ueb-faqen e tij.
Në zgjedhje morën pjesë 52,17 për qind e votuesve të Moldavisë, investimi i të cilëve shkoi më larg nga zgjedhjet e thjeshta parlamentare: vendosja mes vazhdimit të afrimit me BE-në apo kthimit nën kontrollin rus. ab/
fotо:МIА arkivi