Sanders: Izraeli po kryen "pastrim etnik" në Gazë
- Senatori amerikan, Berni Sanders deklaroi se qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu po kryen "krime të luftës" dhe "pastrim etnik" në Gazë.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:33, 3 dhjetor, 2024
Uashington, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Senatori amerikan, Berni Sanders deklaroi se qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu po kryen "krime të luftës" dhe "pastrim etnik" në Gazë.
"Nuk luftoni kundër terrorizmit duke vrarë njerëz nga uria dhe vrasje të dhjetëra mijë civilëve", theksoi Sanders (82) në një kumtim në X, lajmëroi Al Xhezira.
Sanders u dakordua me Moshe Jaalon, ministër i Mbrojtjes i Netanjahur prej vitit 2013 deri në vitin 2016, i cili të dielën e akuzoi Izraelin për krime të luftës dhe pastrim etnik në Gazë. ab/
foto: МIА arkivi