• e hënë, 23 dhjetor 2024

"San": Fon der Lajen kandidate për sekretare të përgjithshme të NATO-s

Londër, 1 prill 2023 (MIA) - Tabloidi britanik "San" mbrëmë vonë kumtoi se kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen është kandidate për sekretare të re të përgjithshme të Alenacës, transmeton Hina.

Mediumet britanike, duke iu referuar burimeve diplomatike, shkruajnë se një pjesë e anëtareve të NATO-s propozuan që Gjermania ta marër kryesimin e Aleancës nga tetori i këtij viti, pas përfundimit të mandatit të sekretarit aktual të përgjithshëm, norvegjezit, Jens Stoltenberg.

Pritet Stoltenberg ta braktisë këtë funksion pas nëntë viteve, përderisa mandati i kryetares së Komisionit evropian skadon vitin e ardhshëm.

Tabloidi shkruan se Fon der Lajenin e pret luftë e rëndë sepse Britania e Madhe do ta kundërshtojë kandidaturën e saj, sepse konsideron se ajo menaxhonte keq me forcat e armatosura derisa ishte ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Gazeta gjermane "Velt am Zontag" shkroi se mes kandidatëve për sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s janë edhe ministri aktual i Mbrojtjes, Ben Uallas dhe kryeminsitri spanjoll Pedro Sançez. "San" e përmendë kryeminsitrin aktual britanik Risho Sunal, ndërsa si kandidatë përmendet edhe kryeministrja estoneze Kaja Kalas dhe ministrja kanadeze e Financave, Kristia Frigland. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR