Sançez u rizgjodh për kryeministër të Spanjës
- Kryeministri spanjoll Pedro Sançez sot është rizgjedhur për kryeministër të vendit, pasi mori mbështetjen nga shumica e parlamentarëve.
- Post By Fami Bajrami
- 14:13, 16 nëntor, 2023

Madrid, 16 nëntor 2023 (MIA)- Kryeministri spanjoll Pedro Sançez sot është rizgjedhur për kryeministër të vendit, pasi mori mbështetjen nga shumica e parlamentarëve.
Mandati i ri i Sançezit në krye të qeverisë spanjolle është mbështetur nga 179 deputetë, kurse 171 ishin kundër, transmeton gazeta spanjolle "Pais". Gjatë votimit nuk ka pasur të përmbajtur.
Votimi i sotëm pason pas gati dy ditë debat mes liderëve të partisë në Parlament i cili u përqendrua në një marrëveshje kontroverse për amnisti për mbështetësit e pavarësisë katalonase për të cilën Sançez u pajtua në këmbim të mbështetjes për rizgjedhje të funksionit si kryeministër i Spanjës. ss/
Foto: arkivi MIA-s