• e premte, 22 nëntor 2024

Sançez premtoi 55 milionë euro ndihmë për Ukrainën

Sançez premtoi 55 milionë euro ndihmë për Ukrainën

Kiev, 1 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez premtoi 55 milionë euro (60,1 milionë dollarë) ndihmë të re për Ukrainën gjatë vizitës së tij të sotme në Kiev, njoftoi DPA.

"Mjetet janë dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Ukrainë", tha Sançez gjatë fjalimit të tij në Parlamentin ukrainas.

Ai shtoi se BE-ja do t'i ndihmojë Ukrainës derisa nevojitet dhe pa dallim çmimit që duhet paguar.

"Evropa është e hapur për ata që synojnë drejt kësaj", tha ai, duke i përkrahur aspiratat e Kievit pëer anëtarësim në BE.

Fjalimi në Parlament nuk është tansmetuar drejtpërdrejt për shkaqe sigurie. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR