Samit joformal i BE-së kushtuar "ngjarjeve të fundit në marrëdhëniet transatlantike"
- – Ngjarjet e fundit në marrëdhëniet transatlantike, implikimet e tyre mbi Bashkimin Evropian dhe koordinimi i hapave të ardhshëm evropianë, do të jenë temë kryesore e Samitit joformal të BE-së që sonte do të mbahet në Bruksel.
- Post By Fitore Curri
- 07:56, 22 janar, 2026
Bruksel, 22 janar 2026 (MIA) – Ngjarjet e fundit në marrëdhëniet transatlantike, implikimet e tyre mbi Bashkimin Evropian dhe koordinimi i hapave të ardhshëm evropianë, do të jenë temë kryesore e Samitit joformal të BE-së që sonte do të mbahet në Bruksel.
Siç bën të ditur kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në ftesën dërguar shefave të shteteve ose qeverive të anëtareve të BE-së për pjesëmarrje në Samit, takimi do të fillojë me shkëmbim të mendimeve të liderëve me kryetaren e Komisionit Evropian, Roberta Mecolla.
Mbajtjen e Samitit e njoftoi të dielën në mbrëmje në një postim në Iks, pasi një ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Tramp njoftoi futjen e taksave prej 10 për qind për Britaninë, Gjermaninë, Danimarkën, Norvegjinë, Finlandën, Francën, Holandën dhe Suedinë nga 1 shkurti, për shkak të, siç tha ai, kundërshtimit të tyre ndaj qëllimit të tij për të marrë Grenlandën. Sipas Trampit, kjo normë tarifore do të rritet në 25 përq ind nga 1 qershori dhe do të zbatohet derisa "të arrihet marrëveshje për blerjen e Grenlandës".
“Duke pasur parasysh rëndësinë e ngjarjeve të fundit dhe me qëllim të koordinimit të mëtutjeshëm, vendosa të thirr takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian në ditët në vijim”, theksoi Koshta.
Ai në publikimin theksoi edhe se konsultimet e tij me liderët e vendeve anëtare të BE-së për tensionet më të reja rreth Grenlandës e konfirmuan unitetin e Unionit për respektimin e parimeve të të drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar dhe për mbështetje dhe solidaritet me Danimarkën dhe Grenlandën.
Vendet anëtare, sipas Koshtës, e konfirmuan edhe përkushtimin e fuqishëm të njohjes së interesit të përbashkët transatlantik për paqe dhe siguri në Arktik, veçanërisht përmes punës në kuadër të NATO-s dhe e nxorën vlerësimin e përbashkët se doganat do t’i minonin marrëdhëniet transatlantike dhe janë jokompatibile me marrëveshjen tregtare ndërmjet BE-së dhe SHBA-së.
Koshta në publikim shtoi edhe se liderët e konfirmuan gatishmërinë e tyre që të mbrohen nga çfarëdo lloj forme e detyrimit dhe të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me SHBA-në për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.
Në të njëjtën kohë, të dielën në mbrëmje, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Shteteve Anëtare të BE-së (Coreper) vendosi që Unioni duhet t'i japë një shans dialogut me SHBA-në, përpara se të marrë ndonjë "masë hakmarrëse" në përgjigje të tarifave të shpallura nga SHBA-ja nga 1 shkurti. Sipas këtij vendimi, nëse nuk arrihet marrëveshje me Uashingtonin deri më 6 shkurt, BE-ja do të vendosë tarifa reciproke për importin amerikan me vlerë 93 miliardë euro.
Në takimin e Koreper ishte shqyrtuar edhe opsioni për aktivizimin e “instrumentit kundër detyrimit” (ACI) drejt SHBA-në, i cili parasheh kufizimet të importit të mallrave dhe shërbimeve në BE, por shumica e vendeve anëtare u deklaruan kundër idesë së tillë.
Përveç zhvillimeve rreth doganave të Grenlandës dhe SHBA-së, siç u njoftua dje nga zëvendësi i zëdhënësit kryesor të Komisionit Evropian, Olof Gill, Samiti do të diskutojë edhe pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian në Këshillin e Paqes në Gazë, të krijuar nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp. Të hënën, Komisioni Evropian konfirmoi se kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajen ka marrë ftesë nga SHBA-ja për të marrë pjesë në Këshillin e Paqes. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s