Samit i aleatëve të NATO-s nga Baltiku në Helsinki
- Presidenti finlandez, Aleksandar Stub dhe kryeministri estonez, Kristen Mihal sot do të jenë nikoqirë të Samitit të vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni i Detit baltik, që do të mbahet në Helsinki.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:52, 14 janar, 2025
Bruksel, 14 janar 2025 (MIA) - Presidenti finlandez, Aleksandar Stub dhe kryeministri estonez, Kristen Mihal sot do të jenë nikoqirë të Samitit të vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni i Detit baltik, që do të mbahet në Helsinki.
Sipas paralajmërimeve, në Samit do të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, nënkryetarja e Komisionit evropian për sovranitet teknologjik, siguri dhe demorkaci, Hena Virkunen, presidentët e Letonisë dhe të Lituanisë, Edgars Rinkeviçs dhe Gitanas Nauseda, kancelari gjerman, Olaf Sholc, kryeministrja daneze, Mete Fredriksen dhe kryeministrat e Polonisë dhe të Suedisë, Donald Tusk dhe Ulf Kristershon.
Temë e Samitit, që do të mbahet në Pallatin presidencial në Helsinki, do të jetë siguria në rajonin e Detit baltik, posaçërisht masat e nevojshme për sigurim të infrastrukturës nënujore kritike.
Siç kumtoi Kabineti i Stubit, diskutimi në takim do të fokusohet edhe në prëforcimin e prnaisë së NATO-s në Detin baltik dhe në përgjigje të kërcënimeve nga e ashtuquajtura "flota ruse në hije".
Termi "flota në hije" prëdoret për anije të cilat përdoren për "taktika për mbulim të kontrabandës së mallrave nën sanksione" me qëllim që të anashkalohen masat ndërkombëtare edhe të njëanshme për import apo eksport të këtyre prodhimeve, të cilat mund të përfshijnë energjensë, hekur, produkte luksoze, armë, teknologji ushtarake etj. Në rastin konkret bëhet fjalë për shfrytëzim të anijeve tregtare për anashkalim të sanksioneve perëndimroe ndaj Rusisë, të vendosura për shkak të agresionit të saj nsaj Ukrainës. ab/
Foto: МIА Arkivi