• e hënë, 23 dhjetor 2024

Saliven nesër për vizitë në Izrael

Saliven nesër për vizitë në Izrael

Uashington, 13 dhjetor 2023 (MIA)- Këshilltari për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Saliven planifikon nesër ta vizitojë Izraelin, kurse të premten do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, kumtoi sot zëdhënësja e Këshillit të sigurisë kombëtare, Adrien Votson.

Përveç Netanjahut, Salivani do të takohet edhe me kabinetin ushtarak izraelit dhe me presidentin izraelit Isak Hercog, me të cilët do të bisedojë për ndodhitë e fundit në Izrael dhe Gazë.

Udhëtimi vjen në një kohë tensionesh të hapura mes presidentit amerikan Xho Bajden dhe Netanjahut në lidhje me operacionit ushtarak izraelit në Gazë që vjen pas sulmit në Izrael më 7 tetor nga ana e grupit militant palestinez Hamas.

Sipas zyrtarëve të Hamasit në sulmet izraelite në Gazë kanë vdekur rreth 18.000 njerëz, kurse 50.000 janë të lënduar.

Bajdeni dje deklaroi se Izraeli ka filluar ta humb mbështetjen për shkak të bombardimeve "joselektive" në Gazë duke shtuar se Netanjahu duhet ta ndryshojë qeverinë e saj "kokëfortë". ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR