• e hënë, 23 dhjetor 2024

Saliven: Mosndarja e parave për ndihmë të Kievit do ta përkeqësojë aftësinë e Ukrainës për t'u mbrojtur

Saliven: Mosndarja e parave për ndihmë të Kievit  do ta përkeqësojë aftësinë e Ukrainës për t'u mbrojtur

Uashington, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Mossuksesi për të ndarë më shumë fonde për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë do të çojë në një përkeqësim të veçantë të aftësisë së Ukrainës për t'u mbrojtur, tha sot këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Xhejk Saliven. 

Duke folur në një forum të Uollstrit zhurnal, Saliveni tha se pa ndihmën e SHBA-së, kjo do të dëmtonte aftësinë e Ukrainës për të mbajtur territorin që kontrollon, e lëre më për të rimarrë territorin e marrë nga Rusia.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është në Uashington ku sot duhet të takohet me presidentin amerikan Xho Bajdenin për të biseduar për luftën  kundër Rusisë dhe për mbështetjen e SHBA-së mbi përpjekjet e mbrojtjes së Ukrainës. 

Republikanët në Senatin amerikan bllokuan një votim kohëve të fundit mbi një projektligj për ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin, pasi demokratët nuk arritën të përmbushin kërkesat e tyre për të forcuar sigurinë në kufirin jugor të SHBA-së. Pako prej 110 miliard dollarëve përfshin 61 miliard dollarë për Ukrainën, si dhe ndihma për Izraelin dhe Gazën.  qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR