• e martë, 26 nëntor 2024

Saliven arriti në Pekin në tentim për t'i përmirësuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës

Saliven arriti në Pekin në tentim për t'i përmirësuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës

Pekin, 27 gusht 2024 (MIA) - Këshilltari për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Saliven, sot arriti në Pekin, në tentim për t'i përmirësuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës, që ishin vënë nën test serioz gjatë mandatit të presidentit amerikan, Xho bajden, lajmërojnë mediumet amerikane.

Saliven deri më ta shpesh herë ka biseduar me përfaqësues të lartë të Partisë komuniste për politikë të jashtme, në tentim që të tejkalohen dallimet mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Pas aterimit në Pekin, Saliven u prit nga Jang Tao, shef i Sektorit për Amerikë Veriore dhe Oqeani të Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, dhe ambasadorit amerikan në Kinë, Nikollas Barns.

Qëllimi i vizitës së Salivenit, i cili do të qëndrojë në Kinë deri të enjten, është të tentojë ta mbajë të hapur komunikimin mes Pekinit dhe Uashigntonit.

Mediumet amerikane transmetojnë se nuk priten deklarata të mëdha, edhe pse takimet e Salivenit mund ta vendosin bazën për takim të mundshëm mes liderit kinez Si Xhingping dhe Xho Bajdenit para se lideri amerikan të tërhiqet nga funksioni i presidentit në janar.

Salivan do të bisedojë me shefin e diplomacisë kineze dhe njeriun e parë të Komitetit qendror për çështje ndërkombëtare të Partisë komuniste, Vang Li.

Administrata e Bajdenit mori qëndrim të ashpër ndaj Kinës dhe e konsideori për konkurrent strategjik, duke e kufizuar qasjen e kompanive të daja drejt teknologjisë avancuese, vërejnë mediumet amerikane. Me atë, SHBA-ja e kundërshtuan ngritjen e Kinës, e cila po tenton të ndijojë ndaj Tajvanit dhe Detit jugor kinez.

MPJ kineze këtë javë kumtoi se marrëdhëniet me SHBA-në mbeten në "fazë kritike", duke potencuar se dy vendet bisedojnë për ndryshime klimatike dhe çështje të tjera. ab/

foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR