Salivan: SHBA-ja do të insistojë në një armëpushim edhe në Rripin e Gazës
- Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë me presionin për armëpushim në Rripin e Gazës, një ditë pasi presidenti amerikan Xho Bajdeni njoftoi se është arritur marrëveshje e ngjashme e propozuar nga Uashingtoni mes Izraelit dhe lëvizjen Hezbollah, raportojnë mediat britanike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:48, 27 nëntor, 2024
Uashington, 27 nëntor 2024 (MIA) - Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë me presionin për armëpushim në Rripin e Gazës, një ditë pasi presidenti amerikan Xho Bajdeni njoftoi se është arritur marrëveshje e ngjashme e propozuar nga Uashingtoni mes Izraelit dhe lëvizjen Hezbollah, raportojnë mediat britanike.
"Presidenti Bajden ka për qëllim ta fillojë atë punë sot duke i udhëzuar ligjvënësit e tij që të angazhohen me Turqinë, Katarin, Egjiptin dhe lojtarë të tjerë në rajon", tha Salivani sot në një intervistë për Em-ES-En-Bi-Si (MSNBC).
Bajdeni dje paralajmëroi se SHBA-ja së bashku me vendet e tjera, do të angazhohen për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës.
Foto: Arkivi i MIA-s