• e diel, 07 korrik 2024

Salivan: Bajdeni dhe Si së shpejti do të realizojnë një bisedë telefonike

Salivan: Bajdeni dhe Si së shpejti do të realizojnë një bisedë telefonike

Uashington, 14 mars 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajdeni në periudhën e ardhshme do të bisedojë me liderin kinez Si Xhinping, deklaroi sot këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Xhejk Salivani.

"Nuk mund t'ju them një datë. Për shkak se data nuk është caktuar, por presidenti Bajden ka shprehur gatishmëri  për të zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Si", tha Salivani pas përfundimit të sesionit vjetor parlamentar në Kinë. 

 Në muajt e fundit, lidhjet midis Kinës dhe SHBA-së janë testuar në mënyrë shtesë, veçanërisht pas rrëzimit të një baloni të supozuar spiun kinez në hapësirën ajrore të SHBA-së, së bashku me tensionet rreth Tajvanit. Administrata Bajdenit e sheh Kinën si sfidë më të madhe gjeopolitike. Uashingtoni, gjithashtu,  ka paralajmëruar   se Kina mund ti dorëzojë Rusisë armë që potencialisht do të mund të përdoren në Ukrainë.

 "Gjithçka që mund t'ju them është se ende  ne nuk kemi parë  transferimin e armëve vdekjeprurëse nga Kina në Rusi për t'u përdorur në fushën e betejës në Ukrainë, por kjo është diçka për të cilën jemi të kujdesshëm dhe vazhdojmë me kujdes ta ndjekim", tha Salivani. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR