• e hënë, 23 dhjetor 2024

Salami: Izraeli do të paguaj çmim të lartë për sulmet mbi palestinezët në Gazë

Salami: Izraeli do të paguaj çmim të lartë për sulmet mbi palestinezët në Gazë
Teheran, 6 gusht 2022 (MIA) – Komandanti i Gardës Revolucionare elitare iraniane, Hosein Salami, sot deklaroi se Izraeli do të paguaj çmim të lartë për sulmet e fundit mbi palestinezët në Gazë, njofton televizioni shtetëror iranian. "Izraelitët do të paguajnë një çmim tjetër të lartë për krimin e tyre të fundit, tha gjeneral-majori Hosein Salami, duke iu referuar sulmeve ajrore izraelite në Gaza", transmetojnë mediat britanike. Salami sot u takua me liderin e "Xhihadit islamik", Ziad al Nahal, i cili për momentin ndodhet në Iran. Forcat Ajrore izraelite e sulmuan Rripin e Gazës dhe pozicionet e grupit ekstremist të Xhihadit Islamik , dhe pala palestineze u përgjigj me një breshëri sulmesh me raketa ndaj Izraelit, duke i dhënë fund një armëpushimi relativ në zonën kufitare që kishte zgjatur për më shumë se një vit.

QËNDRONI TË LIDHUR