• e hënë, 23 dhjetor 2024

Safadi: Izraeli vepron sikur është mbi ligjin, Jordania dëshiron paqe si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët

Safadi: Izraeli vepron sikur është mbi ligjin, Jordania dëshiron paqe si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët

Barcelonë, 27 nëntor 2023 (MIA) - Ministri jordanez i Punëve të Jashtme Ajman Safadi sot e akuzoi Izraelin se sillet sikur është mbi ligjin dhe theksoi se Tel Avivi duhet të kuptojë se paqja me fqinjët nuk është lëshim për askënd, transmeton Gardijan.

"Askush nuk po i bën askujt një nder duke zgjedhur paqen." Ne duam paqe për të dy popujt. Ne duam paqe në mënyrë që palestinezët dhe izraelitët të mund të jetojnë pa poshtërimin e okupimit apo frikën e sigurisë", tha Al Safadi pas një takimi të vendeve mesdhetare në Barcelonë, duke u kërkuar liderëve të ulin retorikën e tyre dhe të ndalojnë së akuzuari ata që bëjnë thirrje për paqe se janë "kundër kësaj ose kundër asaj".

Ministri jordanez i Punëve të Jashtme e akuzoi Izraelin se "sillet sikur është mbi ligjin" duke shkatërruar 30-të vjet punë për arritjen e paqes në Lindjen e Afërt.

"Ajo që po ndodh në Gaza bie në fushën e definicionit juridik për gjenocid", tha Safadi, duke shtuar se bota duhet të pranojë se sulmi i Hamasit në fillim të tetorit duhet të shihet në kontekst të sjelljes së qeverisë izraelite ndaj popullit palestinez.

Safadi theksoi se duhet të mendohet se çka do të ndodh nëse Izraeli nuk pajtohet me zgjidhjen me dy shtete, duke shtuar se Jordania do të bëjë gjithçka që është  e nevojshme për t'i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

"Unë mendoj se kostoja e tmerrshme e kësaj lufte dikton që ne të veprojmë kompleksisht dhe të ndalojmë fatkeqësinë që kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit dhe pasojat e së cilës do të shkojnë më tej, në Evropën fqinje," tha ai. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR