• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sa karburant harxhon kondicioneri në makinën tuaj?

Sa karburant harxhon kondicioneri në makinën tuaj?

Berlin, 26 qershor 2023 (MIA) - Edhe pse dikur ishte krejt normale të drejtoje një makinë pa ajër të kondicionuar, sot nuk mundemi as ta paramendojmë udhëtimin apo shetitjen pa të. 

Klubi gjerman i automobilëve (ADAC) kreu një studim për të përcaktuar se në çfarë mase përdorimi i ajrit të kondicionuar në një automjet ndikon në konsumin e karburantit.

Lajmi i mirë është se falë sistemeve moderne të ajrit të kondicionuar, ndikimi në konsum (dhe për rrjedhojë kostot) po zvogëlohet ngadalë, shkruan N1 Sllovenia.

Nga analiza rezultoi se konsumi rritet mesatarisht nga 10 deri në 15 për qind dhe ndikim të madh kanë edhe kushtet e drejtimit të automjetetit.

Në qytet, për shembull, konsumi rritet me rreth 20 për qind, në autostradë me shpejtësi mesatare 100 kilometra në orë, konsumi rritet me rreth gjashtë për qind, ndërsa konsumi maksimal, nëse makina është e palëvizshme, është deri në 70 për qind.

Edhe magazina kroate HAK shkruan se kondicioneri do të ketë më pak ndikim në konsum nëse përdoret automatikisht në vend që ta rregulloni vetë temperaturën dhe të përcaktoni forcën e fryrjes. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR