Sërish rënie e çmimit të naftës

Nju-Jork, 20 Shtator 2022 (MIA) - Çmimet e naftës sot në bursat ndërkombëtare u ulën nën 91 dollarë për fuçi për shkak të druajtjeve se rritja e normave të interesit në SHBA do të shkaktojë recesion, i cili do ta pengojë kërkesën e naftës.
Në bursën londineze, çmimi i një fuçie nafte për dërgesë në nëntor ra me 1.18 dollarë në krahasim me dje dhe u tregtua me 90.82 dollarë.
Në bursën amerikane, një fuçi naftë për dërgesë në muajin tetor u ul për 1.31 dollarë dhe u tregtua me 84.42 dollarë. Ndërsa çmimi i një fuçi nafte për dërgesë në nëntor u ul për 1.33 dollarë krahasuar me ditën e djeshme dhe u tregtua me 84.03 dollarë. ar/