• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Sërish përkeqësim të motit në Itali për shkak të ciklonit që vjen nga Tunisia

Sërish përkeqësim të motit në Itali për shkak të ciklonit që vjen nga Tunisia

Romë, 20 maj 2023 (MIA) - Në rajonin italian, Emilia-Romanja edhe sot është në fuqi paralajmërimi i kuq për shkak të ciklonit të ri që vjen nga Tunisia, e i cili ndikon në motin në vend, njoftuan mediumet italiane.

Besohet se të reshurat e reja do të mund sërish ta rrisin nivelin e lumejve në rajonin e përmbysur. Të reshura parashikohen edhe në ishullin Sicilia, në ishullin Sardinia dhe në rajonin Piemonte.

Më shumë se 27.000 janë evakuuar nga shtëpitë e tyre vetëm në provincën Ravena në Emilia-Romanja, ku gjendja edhe më tej është e komplikuar, ndërsa ka edhe mungesë të ujit për pije dhe ushqimit në disa rajone.

Nga moti i keq në Emilia Romanja deri tani 14 persona e kanë humbur jetën.

Burime të afërta me kryeministren italiane, Xhorxha Meloni thonë se ajo mund parakohe ta ndërpres pjesëmarrjen në samitin e G7, që mbahet në Hiroshima dhe të kthehet në Itali për shkak të kësaj katastrofe natyrore. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR