• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sërish "hakerët iranianë" - Nga numrat e telefonit deri te letërnjoftimet, janë publikuar të dhënat e 65.000 qytetarëve shqiptarë

Sërish

Tiranë, 23 qersshor 2024 (MIA) - Në faqen e telegramit, për të cilën pohohet se i tkaon hakerëve "iranianë, sot është publikuar listë me mijëra emra të qytetarëve shqiptarë.

"Në këtë listë janë të dhënat e 65 mijë qytetarëve shqiptarë si: numrat e letërnjoftimeve, emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendbanimi, numri i telefonit.

Kjo nuk është hera e parë që të dhëna sensitive dalin në publik pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë. Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj. Më 10 shtator, Shqipëria u përballë me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-albania.

Si përgjigje ndaj sulmeve kobernetike iraniane të cilat filluan në korrik të vitit 2022, qeveria shqiptare, në fillim të shtatorit të vitit të njejtë, ssolli vendim t'i ndërprejë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

"Hetimi i thellë na iguroi dëshmi të pakontestuehme se sulmi kibernetik ndaj vendit tonë ishte organizuar dhe sponzorizuar nga Irani", tha atëherë kryeminitri i Shqipërisë, Edi Rama. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR