• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sërish granatim mes Izraelit dhe Hezbollahut në Libanin jugor

Sërish granatim mes Izraelit dhe Hezbollahut në Libanin jugor

Bejrut, 25 janar 2024 (MIA) - Edhe sot vazhduan granatimet në kufirin libanezo-izraelit, që rezultoi me plagosjen e një gruaje në anën libaneze, deklaroi një burim i forcave të sigurisë.

Siç transmetoi DPA, ushtria izraelite kumtoi se dy "caqe armiqësore ajrore të Hezbollahut të cilat kaluan nga Libani në territorin izraelit ranë mu afër pikës Kfar Blum".

Armata kumtoi se nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

Si hakmarrje, aeroplanë ushtarakë izraelitë sulmuan numër ët madh të "caqeve ushtarake" të Hezbollahut proiranian në Libanin jugor. Armata shtoi se sulmet ishin kahëzuar drejt lokacioneve ushtarake dhe lokacioneve që do të përdoreshin për "aktivitete ajrore të Hezbollahut" lidhur me dronë.

Hezbollahu mori përgjegjësi për dy sulme me dronë në lokacion të sistemit mbrojtës raketor izraelit "Kupola e Hekurt" në afërsi të Kfar Blumit.

Organizata shiite, gjithashtu, kumtoi se ka sulmuar pozicione izraelite në rajonin kontestues Sheba.

Burime libaneze të sigurisë kumtuan se një grua është lënduar në granatimin izraelit të qytetit jugor libanez Basurieh, rreth 30 kilometra larg kufirit izraelit.

Një burim libanez i sigurisë në Libnain jugor deklaroi për DPA-në se Izraeli gjatë javës së kaluar gjithnjë e më shumë po sulmon thellë në territoret libaneze dhe kryesisht ka shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa në Libanin jugor.

Qëllimi është dëbimi i plotë i Hezbollahut nga rajoni, tha ai. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR