• e martë, 24 dhjetor 2024

Sërish filloi vaksinimi kundër polios në veri të Gazës

Sërish filloi vaksinimi kundër polios në veri të Gazës

Gazë, 2 nëntor 2024 (MIA) - Faza e dytë e vaksinimit kundër virusit polio filloi sot në veri të Gazës, kumtoi Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH),transmeton Bi-Bi-Si.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të gjera për mbrojtje të popullatës nga paraqitja e virusit polio, i cili mund të shkaktojë pasoja serioze për shëlndetin, posaçërisht tek fëmijët. Sipas OBSH-së, vaksinimi bëhet me mbështetje të autoriteteve lokale shëndetësore dhe është pjesë e nismave për parandalim të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse në kushte të konflikteve dhe qasjes së kufizuar drejt shërbimeve shëndetësore.

Ekipet shëndetësore punojnë nën rrethana të komplikuara për shkak të luftimeve rrjedhëse dhe rrethimit, gjë që e vështirëson qasjen drejt dias pjesëve të rajonit. Pauza humanitare në luftime, që ishte dakorduar për këtë dedikim, mundësoi ndalim afatshkurtë të armiqësive në mënyrë që të mundësojë kryerjen e vaksinimit.

Personat zyrtarë theksojnë se çdo mundësi për qasje drejt qytetarëve është kyçe në mënyrë që të parandalohet përhapja e mundshme e virusit.

Vaksinimi është pjesë e programit të OBSH-së për kontroll dhe çrrënjosje të polios në botë, i cili zbatohet në rajone ku sëmundja konsiderohet e rrezikshme për shkak të imunizimit të pamjaftueshëm dhe prnaisë së kushteve të pasigurta për jetë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR