• e shtunë, 04 janar 2025

Së paku tre viktima nga shpërthimi i një fabrike në Spanjë

Së paku tre viktima nga shpërthimi i një fabrike në Spanjë

Alikante, 27 nëntor 2024 (MIA) - Së paku tre persona e humbën jetën, ndërsa shtatë janë lënduar nga shpërthimi në një fabrikë në afërsi të qytetit bregdetar në Spanjën juglindore, kumtuan shërbimet shpëtimtare.

Incidenti ndodhi në zonën industriale Ibi, rreth 40 kilometra larg qendrës së Alikantes, në një fabrikë e cila prodhon polistiren.

Drejtori i shërbimit urgjent të rajonit Valensia, Alberto Martin, për televizionin TVE deklaroi se në fabrikë ka shpërthyer kazani, me ç'rast jetën e kanë humbur tre persona, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë. ab/

Foto: Skrinshot Х

QËNDRONI TË LIDHUR