Së paku tre të vdekur gjatë një sulmi izraelit ndaj qytetit të Gazës
- Në një sulm të ri iutraelit ndaj qytetit të Gazës jetën e humbën tre persona, kumtoi Mbrojtja civile palestineze.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:47, 22 nëntor, 2025
Gazë, 22 nëntor 2025 (MIA) - Në një sulm të ri iutraelit ndaj qytetit të Gazës jetën e humbën tre persona, kumtoi Mbrojtja civile palestineze.
Zëdhënësi i Mbrojtjes civile, organizatë me të cilën menaxhon Hamasi, deklaroi sse gjatë sulmit izraelit janë lënduar disa njerëz.
Sipas autoriteteve lokale, prej 19 nëntorit, deri më sot në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës jetën e kanë humbur disa dhjetëra njerëz.
Izraeli dhe Hamasi akuzohen mes veti për shkelje të marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit, e cila është në fuqi prej 10 tetorit. ab/
foto: DPA