Së paku tre të plagosur dhe tetë demonstrues të arrestuar para rezidencës së Netanjahut në Jerusalem
- Së paku tre persona janë lënduar, ndërsa tetë janë arrestuar mbrëmë vonë në jerusalem në konflikte të ashpra mes demonstruesve dhe policisë para rezidencës private të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, kumtuan mediumet izraelite.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:21, 18 qershor, 2024
Jerusalem, 18 qershor 2024 (MIA) - Së paku tre persona janë lënduar, ndërsa tetë janë arrestuar mbrëmë vonë në jerusalem në konflikte të ashpra mes demonstruesve dhe policisë para rezidencës private të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, kumtuan mediumet izraelite.
Sipas "Tajms of Izrael", policia përdori topa me ujë për t'i shpërndarë demonstruesit. Mijëra demonstrues dolën në rrugët e Jerusalemit paraprakisht për ta shprehur protestën e zyte kundër qeverisë së Netanjahut për shkak të disfatës për të arritur marrëveshje për pengjet, lajmëroi DPA.
Në protestën para ndërtesës së Knesetit (parlamenti izraelit) demonstruesit bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme, si dhe për marrëveshje për lehtësim të lirimit të pengjeve të tjera izraelite që po mbahen në Rripin e Gazës.
Qeverinë e Netanjahut e përbëjnë partia e tij djathtiste fetare Likud, si dhe parti të tjera ekstreme djathtiste dhe ultra-religjioze të koalicionit. ab/
foto: МIА arkivi