• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Së paku tre të lënduar gjatë të shtënave në qendër të Tel Avivit

Së paku tre të lënduar gjatë të shtënave në qendër të Tel Avivit

Tel Aviv, 9 mars 2023 (MIA) - Një sulmues palestinez sonte hapi zjarr në një rrugë frekuentuese në qendër të Tel Avivit, dhe plagosi së paku tre persona, e më pas është vrarë, kumtuan përfaqësues zyrtarë izraelitë.

Sulmi ndodhi disa orë pasi që gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite u vranë tre palestinezë në Bregun e okupuar perëndimor.

Siç është cekur, palestinezi ka shtënë në rrugën "Dizengrof", ku ka restorante dhe shitore të njohura, kur ka pasur shumë nejrëz para fillimit të fundjavës izraelite dhe derisa zgjasin protestat kundër Qeverisë së Izraelit.

Shërbimi i shpëtimit MADA kumtoi se njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike. Shërbimi mjekësor Zaka konfirmoi se sulmuesi është vrarë.

Tre palestinezë, sot në mëngjes, janë vrarë në përleshje me ushtarët izraelitë në Bregun perëndimor. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR