• e mërkurë, 03 korrik 2024

Së paku tre raketa u gjuajtën ndaj ambasadës amerikane në Bagdad

Së paku tre raketa u gjuajtën ndaj ambasadës amerikane në Bagdad

Bagdad, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Së paku tre raketa u gjuajtën sot ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, e locuar në Zonën e gjelbër me sigurim të fuqishëm, ku ndodhen institucionet qeveritare dhe përfaqësitë diplomatike, kumtoi një përfaqësues i forcave irakiane të sigurisë.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane konfirmoi se alarmi ishte aktivizuar dhe janë dëgjuar zëra "sipas të gjitha gjassave, të goditjeve" në afërsi të ambasadës dhe bazës Aleanca III, në të cilën janë të vendosur ushtarët e koalicionit ndërkombëtar antixhihadist. Ende priten informatat zyrtare për natyrën e sulmit, viktimat potenciale dhe dëmet, nëse ka, shtoi ai.

Ky është sulmi i parë ndaj ambasadës amerikane në Bagdad nga mesi i tetorit, kur grupe të armatosura proiraniane kryen dhjetëra sulme raketore dhe me fluturake pa pilot ndaj ushtarëve amerikanë dhe forcave të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist të sistemuara në Irak dhe Sirinë fqinje.

Sulmi ndodhi në orën 04:20 sipas kohës lokale, me ç'rast "tre raketa Katjusha të kahëzuara drejt ambasadës amerikane ranë në afërsi të Zonës së gjelbër, në afërsi të lumit Tigër", që kalon në fqinjësi, deklaroi përfaqësuesi irakian i sigurisë i cili kërkoi të mbetet anonim. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR