• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Së paku tetë të vdekur nga fatkeqësia në një minierë në Kinë

Së paku tetë të vdekur nga fatkeqësia në një minierë në Kinë

Pekin, 12 janar 2024 (MIA) - Tetë persona e humbën jetën, ndërsa 15 konsiderohen të zhdukur në fatkeqësinë që ndodhi sot në një minierë thëngjilli në qytetin Pingdingshan në provincën kineze Henan.

Në rrjedhë janë operacionet e shpëtimit dhe hetimi për shkaqet e fatkeqësisë.

Të dhënat preliminare tregojnë se fatkeqësia ndodhi për shkak të gazit në minierën në pronësi të kompanisë kineze Pingdingshan Tianan Coal Mining.

Sipas agjencisë së qytetit për situata të jashtëzakonshme, tetë perosna e humbën jetën, ndërsa 15 konsiderohen të zhdukur, ndërsa shpëtimtarët konataktuan edhe me 22 persona të cilët akoma ndodhen në minierë, lajmëroi Sinhua.

"Gjithsej 435 persona punononin nën tokë kur ndodhi fatkeqësia, ndërsa 380 prej tyre u nxorën nga miniera", thuhet në raport. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR