• e hënë, 23 dhjetor 2024

Së paku dy të vdekur nga uragani "Milton" në Florida, dy milionë njerëz pa rrymë

Së paku dy të vdekur nga uragani

Majami, 10 tetor 2024 (MIA) - Së paku dy persona e humbën jetën në qarkun Sent Luis në brigjet e Atlantikut në Florida, deklaroi sherifi i qarkut, Kit Pirson.

Pirson vlerësoi se mbi 100 shtëpi në qark janë shkatërruar nga uragani "Milton", kumtoi En-Bi-Si Njus.

Presidenti Xhozef Bajden i bëri thirrje populaltës së Floridës të evakuohet.

Autoritetet lokale dhe anëtarët e Gardës nacionale të Floridës po i ndihmojnë të goditurit nga uragani.

Në Florida mbi dy milionë njerëz mbetën pa rrymë për shkak të uraganit. Zyrat e Shërbimit meteorologjik nacional të Floridës dhanë mbi 130 paralajmërime prej mbrëmë për tornado. Ekspertët thonë se dukurua e tornadove para dhe gjatë uraganeve nuk është e pazakontë, por se fuqia e tornadove mund të jetë e fuqishme. Florida ka më shumë tornado në kilometër katror se cili do shtet tjetër.

Pothuajse 100.000 njerëz u vendosën në qendrat për evakuim nëpër Florida mbrëmë, deklaroi drejtori ekzekutiv i Sektorit për menaxhim me situata të jashtëzakonshme të Floridës, Kevin Gatri. Ai shtoi se dje pasdite ka pasur rreth 220.000 shtretër.

Shërbimet për raste urgjente u suspenduan në Tampa për shkak të uraganit, deklaroi shefja e shërbimit zjarrfikës, Barbara Trip për Si-En-En.

Ajo shtoi se së paku 400.000 njerëz janë pa rrymë në Tampa.

Qendra kozmike Kenedi, që ndodhet në brigjet lindore të FLoridës, është mbyllur për shkak të uraganit "Milton", konfirmoi NASA.

"Qendra kenedi tani është mbyllur, përveç personelit për përgjigje gjatë rasteve urgjente. Është shpallur statusi HURCON 1", thuhet në kumtesë, sipas Si-En-En.

Nasa dhe ushtria amerikane e shfrytëzojnë shenjën HURCON për nivelin e gatishmërisë për raste urgjente para arritjes së uraganit, ndërsa kushtet për HURCON 1 zakonisht shpallen 12 orë para arritjes së uraganit. Ekipet thelbësore përfshijnë personel të NASA-s i cili duhet të mbetet në kampusin e agjencisë kozmike për t'i mbështetur misionet kritike rrjedhëse, prëfshirë edhe kotnrollin e misionit për Stacionin ndërkombëtar kozmik. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR