• e hënë, 23 dhjetor 2024

Së paku 52 persona humbën jetën gjatë shpërthimit të bombës në Pakistan, dhjetëra të lënduar

Së paku 52 persona humbën jetën gjatë shpërthimit të bombës në Pakistan, dhjetëra të lënduar

Islamabad, 29 shtator 2023 (MIA) - Të paktën 52 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 janë lënduar në sulmin e sotëm vetëvrasës në një tubim fetar në provincën pakistaneze të Beluçistanit, njoftojnë zyrtarët policorë.

Sulmi me bombë ka ndodhur në zonën Mastunga, në afërsi të xhamisë në kohën e tubimit fetar me rastin e ditëlindjes së profetit Muhamed, publikuan mediat britanike.

Sulmuesi ka aktivizuar mjetin shpërthyes në afërsi të veturës së zëvendësshefit të policisë, deklaroi përfaqësuesi i policisë.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet më të afërta në qytetin e Mastungit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sarfaz Bugti tha se bombardimi është "një akt i tmerrshëm".

Tehrik-e-taliban Pakistan mohon kryerjen e sulmit për të cilin ende askush nuk ka marrë përgjegjësi. Myslimanët në Pakistan dhe bota festojnë ditëlindjen e profetit islam duke mbajtur tubime publike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR