• e premte, 05 dhjetor 2025

Së paku 45 haxhinj e humbën jetën në një aksident trafiku me autobus në Arabinë Saudite

Së paku 45 haxhinj e humbën jetën në një aksident trafiku me autobus në Arabinë Saudite

Riad, 17 nëntor 2025 (MIA) - Dyzet e pesë haxhinj indianë e humbën jetën pasi që autobusi me të cilin udhëtonin u dogj në një aksident afër Medines në Arabinë Saudite, deklaroi shefi i policisë në qytetin indian Hajderabad.

Në autobus ndodheshin 46 udhëtarë, tha V.S. Sajjanar në konferencën për shtyp. Ai shtoi se burri i cili e ka mbijetuar aksidentin është hospitalizuar në repartin për kujdes intensiv në një spital lokal.

Shumica e viktimave janë nga qyteti Hajderabad, që ndodhet në shtetin federal indian Telangana.

Haxhinjtë udhëtonin nga qyteti i shenjtë i mekës drejt Medines kur ndodhi fatkeqësia, kumtoi qeveria e shtetit Telangana.

Ata udhëtuan drejt Arabisë Saudite për një version më të shkurtë të haxhit.

Kryeministri indian Narendra Modi kumtoi në X se është "thellësisht i pikëlluar" për shkak të fatkeqësisë dhe se autorittet indiane janë në kontakt me nëpunësit në Arabinë Saudite. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR